
17:02 10/05/2023
Një 19-vjeçar ka vrarë me thikë një vajzë adoleshente dhe ka plagosur 9 persona të tjerë në një jetimore në qytetin Lodz në Poloni.
Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar në banesën e tij rreth një orë pas krimit ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë.
19-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve të drogës dhe alkoolit për të parë nëse ka vepruar nën efektin e tyre. Agjencia polake e lajmeve PAPA shkruan se 19-vjeçari është ish i dashuri i viktimës i cili ka mundur të hyjë në jetimore përmes dritares.
Policia po heton marrëdhënien që ka patur 16-vjeçarja me autorin. Në momentin e ngjarjes kanë qënë 13 persona përfshirë një punonjës.
Klan News