19-vjeçarja pi drogë dhe shtrihet në vaskë me fëmijën, ndërron jetë djali 10 muajsh

16:56 10/08/2021

Një nënë adoleshente është akuzuar për vrasjen e foshnjës së saj 10 muajshe pasi ra në gjumë me të në vaskë.

Djali i Anslie Nicole Brantley, Draiden Shane Nichol, u mbyt në shtëpinë e cila ishte në pronësi të nënës së vajzës në Coweta County, Georgia në SHBA.

Policia thotë se 19-vjeçarja kishte marrë drogë para se fëmija i saj të vdiste shtrirë mbi trupin e saj dhe është e paqartë se çfarë lloj droge kishte marrë mamaja e re.

“Foshnja ishte në vaskë me të dhe nuk reagoi,” tha Zyra e Sherifit të Qarkut Coweta në një deklaratë. Ekipet e urgjencës thanë se foshnja ishte e ftohtë dhe kur u dërgua në Spitalin Piemont Newnan u shpall e vdekur.

Autoritetet gjithashtu gjetën metamfetaminë në shtëpinë në pronësi të nënës së Brantley, Kelli Gordon, 36 vjeç e cila u arrestua nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Anslie Nicole Brantley u mor në paraburgim në Alamo, Georgia, 160 milje larg nga Coweta County me akuzën e vrasjes së shkallës së dytë. Ajo gjithashtu është akuzuar për mizori ndaj fëmijëve. /tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *