2 persona ndërrojnë jetë në një aksident, ku një “Audi” shkatërrohet totalisht teksa ndiqej nga policia

Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë  në Wolverhampton të Anglisë. Dy personat u konfirmuan të vdekur pasi një “Audi” u shkatërrua totalisht, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia.

Autoritetet britanike, bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë një hetim në lidhje me reagimin e policisë.

“Erdhën menjëherë shumë policisë dhe një ambulancë. Ishte një përplasje e tmerrshme. Ne këtu nuk kemi pasur aksidente prej vitesh”, tha një banor i zonës ku ndodhi aksidenti.

“Përplasja ishte fatale dhe për pasojë të dy personat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po kryejnë një vlerësim të rrethanave të ngjarjes pas referimit nga policia”, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *