2 suedezë të vrarë në një sulm terrorist në Bruksel! Ndërpritet takimi Belgjikë-Suedi

2 suedeze te vrare ne nje sulm terrorist ne bruksel nderpritet takimi belgjike suedi

2 suedeze te vrare ne nje sulm terrorist ne bruksel nderpritet takimi belgjike suedi

21:19 16/10/2023

Dy persona kanë mbetur të vrarë në Bruksel të Belgjikës mbrëmjen e kësaj të hëne. Pas të shtënave, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim. Hetuesit thonë se po e trajtojnë ngjarjen si terrorizëm. Kryeministri belg, teksa konfirmoi se viktimat ishin suedezë, njoftoi ngritjen në nivelet më të larta të kërcënimit terrorist.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shfaqet një person i cili flet në gjuhën arabe dhe deklaron se sulmin e ndërmori në emër të Zotit. Personi në fjalë shton se ka vrarë 3 persona.

“Jam luftëtar i Allahut. Ne jetojmë për fenë tonë dhe vdesim për fenë tonë. Vëllai juaj mori hak në emër të myslimanëve. Kam vrarë 3 suedezë deri më tani”, thotë ai në video.

Ndërkohë, në Twitter, disa përdorues kanë publikuar pamjet e sulmit, ndërsa shprehen se autori bërtiti “Allahu Akbar”.

Zyra federale e prokurorit tha se i ka parë pamjet, por për momentin nuk mund të konfirmojë nëse ai është autori. Si videoja më lart, ashtu sikurse videot e tjera po verifikohen nga policia, shkruan BBC.

Të shtënat ndodhën para takimit Belgjikë-Suedi që luhej mbrëmjen e sotme, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Dy viktimat mbanin veshur fanellën e kombëtares, megjithatë nuk dihet nëse ata ishin nisur për të parë ndeshjen në stadium.

2 suedeze te vrare ne nje sulm terrorist ne bruksel nderpritet takimi belgjike suedi 1

Ngjarja në fjalë bëri që ndeshja Belgjikë-Suedi të ndërpritej pas pjesës së parë të lojës. Pasi u njohën me lajmin për vrasjen e dy bashkëkombësve të tyre, lojtarët suedezë nuk kanë pranuar të kthehen në fushë për pjesën e dytë të lojës (Lexo më shumë). Belgjika është e kualifikuar në Europian, ndërsa Suedia nuk ka më shpresa për të qenë pjesë e tij./tvklan.al




2 suedeze te vrare ne nje sulm terrorist ne bruksel nderpritet takimi belgjike suedi

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts