
13:01 04/08/2021
Përplasen 2 trena pranë kufirit me Gjermaninë. Edhe 38 të plagosur
2 persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën nga një aksident hekurudhor në Çeki. Dy trena u përplasën në afërsi të qytezës Domazhlice, pranë kufirit me Gjermaninë.
Një prej tyre është tren ekspres gjerman që vinte nga rajoni jugor i Bavarisë dhe i përkiste linjës Mynih – Pragë.
Sipas të dhënave paraprake, makinisti gjerman shkeli sinjalin e ndalimit gjatë kalimit të kufirit mes dy vendeve.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al