2 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Japoni

14:06 04/07/2021

Operacionet janë ndërprerë disa herë për shkak të përmbytjeve masive që kanë përfshirë disa prefektura

Dy persona janë gjetur të vdekur dhe rreth 20 të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut rreth 60 milje në jugperëndim të Tokios. Pamjet e postuara në mediat sociale treguan rrëshqitjen e fortë të baltës e cila fillojë të merrte përpara shtëpitë dhe çdo gjë që ishte përreth.

Rreth 700 persona nga ekipet e kërkim-shpëtimit të prefekturës Shizuoka, zjarrfikësit dhe ushtria e Japonisë rifilluan përpjekjet e tyre të shpëtimit, por operacionet e tyre janë ndërprerë në mënyrë të përsëritur për shkak të rrezikut të përmbytjeve.

19 persona janë shpëtuar në qytetin Atami pasi ishin bllokuar në shtëpitë e tyre. Më shumë se 130 shtëpi u përfshinë nga rrëshqitja e dheut, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Katastrofave dhe Zjarrit. Rreth 2,830 familje në qytet mbetën pa energji elektrike.

Qeveria ka ngritur një task-forcë për t’iu përgjigjur katastrofës dhe për të mbledhur informacion ndërsa reshjet e mëdha të shiut kanë përfshirë zonat përgjatë bregdetit të Paqësorit në Japoninë qendrore dhe lindore.

Kryeministri japonez Yoshihide Suga shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe theksoi se punëtorët e urgjencës po bënin çmos për të shpëtuar njerëz dhe për të ndihmuar në evakuimet.

Japonia është e prirur të goditet  ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve gjatë sezonit të saj vjetor të shirave. Dhjetëra persona u vranë nga përmbytjet në Korrik të vitit të kaluar, dhe më shumë se 200 vdiqën në 2018 kur një pjesë e Japonisë perëndimore u përfshi nga përmbytjet masive.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *