2 viktima nga një shpërthim në urën e Krimesë

2 viktima nga nje shperthim ne uren e krimese
2 viktima nga nje shperthim ne uren e krimese

[embedded content][embedded content]

12:56 17/07/2023

Moska akuzon Kievin për sulm me varka të komanduara në distancë 

Ky filmim tregon dëmet e shkaktuara nga dy shpërthime të fuqishme që ndodhën në urën që lidh Krimenë e pushtuar në 2014 -ën me pjesën tjetër të territorit të Rusisë. 

Një çift humbi jetën, ndërsa vajza e tyre që udhëtonte në automjet me ta u lëndua. Shpërthimet ndodhën njëri pas tjetrit pas orës 3 të mëngjesit me orën lokale.

Moska akuzoi ushtrinë ukrainase për shpërthimet, që sipas hetimeve të tyre paraprake thonë se shpërthimet u kryen me varka të komanduara nga distanca, të ngarkuara me eksploziv. Zyrtarët rusë thanë se ukrainasit po ndihmohen nga zbulimin amerikan dhe britanik në operacione të tilla.

Kievi nuk e pranoi zyrtarisht autorësinë e sulmit, por Mihaljo Podoljak, ndihmës i presidentit Zelenski shkroi në Twitter pas ngjarjes se të gjitha strukturat ilegale që shërbejnë si instrumenta të Rusisë për krime masive, janë të destinuara për t’u shkatërruar.

Ura 19-kilometërshe u dëmtua nga një tjetër shpërthim i fuqishëm në Tetor të vitit të kaluar.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts