2 viktima nga të shtënat në qendër të Parisit

13:17 23/12/2022

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Ngjarja ndodhi pranë një qendre kulturore kurde, jo shumë larg stacionit Gare de l’Est, një prej terminaleve më të mëdha hekurudhore të kryeqytetit francez.

Sipas asaj që shkruajnë mediat i dyshuari është një 69-vjeçar, i cili është vënë në pranga. Pas ngjarjes policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin një rrugë që lidhet me incidentin e rëndë.  

Është panik total, jemi mbyllur brenda”, tha një punonjëse në një dyqan. Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar rreth 8 të shtëna./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts