2 vjet nga lufta në Ukrainë

2 vjet nga lufta ne ukraine

08:29 24/02/2024

Sot shënohen 2 vjet nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Rusia nisi një pushtim në shkallë të gjerë në Ukrainë, e ndërsa nga ana tjetër ukrainasit refuzuan të dorëzoheshin dhe arritën të merrnin mbrapsht shumë prej qyteteve apo rajoneve të tyre.

Dy vjet pas luftës, duke sikur situate është në ngërç. Asnjëra palë nuk ka mjaftueshëm ushtarë, armë apo municione për të kaluar në epërsi, ndërsa negociatat duken ende larg.

Perëndimi ka ndihmuar vazhdimisht me armatimeve dhe ndihma ushtarake Ukrainën.

Disa ditë më parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha liderëve të shteteve që të mos pyesin Ukrainën se kur do të përfundojë lufta, por të shtrojnë pyetjen përse Vladimir Putin është ende në gjendje që ta vazhdojë.

Ideja e një kompromisi apo lëshimi ndaj Rusisë shihet si një humbje për ukrainasit, të cilët e konsiderojnë luftë për ekzistencë.

Gjatë këtyre 2 viteve luftime, Rusia ka shtënë në dorë dhe kontrollon Mariupolin, Donetskun e Luhanskun, si dhe Krimenë që e ka aneksuar në vitin 2014.

/tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts