20 mijë njerëz mbajnë në kaos aeroportin e Kabulit

[embedded content]

17:39 23/08/2021

E vështirë arritja e objektivit për të tërhequr 80 mijë njerëz nga Afganistani

Pavarësisht fluturimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere që morën më shumë se 30,000 njerëz nga aeroporti i Kabulit, që nga 14 Gushti aeroporti është i tejmbushur. Rreth 20 persona besohet të kenë vdekur nga të shtënat me armë rreth aeroportit të Kabulit.

Burime ushtarake bëjnë të ditur se 33 avionë ushtarakë amerikanë të transportit do të pushtojnë qiellin mbi Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në 24 orët e ardhshme. Secili prej këtyre avionëve të mëdhenj me katër motorë mund të transportojë rreth 400 pasagjerë. Uashingtoni po ndryshon rregullat për atë se kush do të pranohet në aeroportin e Kabulit këtë javë dhe në vijim.

Vetëm qytetarët amerikanë dhe mbajtësit e kartës së gjelbër si dhe qytetarët e vendeve të NATO-s do të lejohen të kalojnë portat e aeroportit të Kabulit. Talebanët tani po ndihmojnë filtrimin e udhëtarëve që kërkojnë të hyjnë në aeroport, duke iu kontrolluar dokumentacionin. Vetëm anëtarët e ngushtë të familjes, siç janë bashkëshortët dhe fëmijët, mund të sillen këtu nga qytetarët amerikanë ose të shteteve të NATO-s.

Edhe me këto kufizime të reja, mijëra afganë, kryesisht meshkuj në moshë të re për të kryer shërbimin ushtarak dhe pa asnjë dokument, gjenden në territorin brenda aeroportit. Një arsye për kaosin në këtë aeroport është vendimi për lëshimin e vizave elektronike, pa emra ose numra ne dokumente.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *