20 mijë njerëz u zhvendosën nga Kabuli në 24 orët e fundit

22:00 25/08/2021

Talebanët kanë ngritur check points rreth aeroportit duke ndalur njerëzit pa vizë

Në total më shumë se 70,000 njerëz, të huaj dhe afganë, janë larguar nga aeroporti i Kabulit që nga data 14 Gusht, një ditë para se talebanët të pushtonin kryeqytetin afgan. Banka Botërore ka pezulluar ndihmën për Afganistanin, duke ngrirë qindra miliona fonde. Ajo ka siguruar 5.3 miliardë dollarë që nga viti 2002 dhe ka 27 projekte atje. Javën e kaluar, FMN -ja bllokoi shpërndarjen e pagesave.

Agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për rrezikun e urisë dhe sëmundjeve. David Beasley, drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së tha se 14 milionë njerëz-një e treta e popullsisë afgane-po përballen me pasiguri ushqimore ndaj i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë 200 milionë dollarë ndihmë ushqimore.

 Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se SHBA po punon në përmirësimin e kushteve për të evakuuarit afganë në bazën ajrore amerikane në Katar, pasi pamjet video të marra nga mediat ndërkombëtare dëshmuan se ata jetonin në kushte çnjerëzore. Rusia filloi evakuimin e më shumë se 500 njerëzve nga Afganistani,përfshirë rusët dhe qytetarët e Bjellorusisë, Kirgistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe Ukrainës.

Ndërkaq raportohet se talibanët nuk lejojnë afganët të arrijnë në aeroportin e Kabulit duke ngritur një pikë kontrolli 5 km nga porta veriore e aeroportit aty ku ditët e fundit janë mbledhur shumica e afganëve që shpresojnë të largohen nga vendi.

Ata nuk po lejojnë askënd nëse nuk mund të dëshmojnë se kanë një vizë amerikane, pasaportë amerikane ose ftesë nga SHBA ose ndonjë nga vendet e NATO –s. Ndërkaq 51 refugjatë afganë kanë mbërritur në Ugandë, një nga 13 shtetet që ka pranuar të strehojë përkohësisht ata në rrugën drejt SHBA-ve nëse kualifikohen për vizë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *