20 mijë shtetas të huaj do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike/ Ministri Çuçi: Do përfitojnë si shqiptarët nga shërbimet në “e-Albania”





Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bën me dije se shtetasit e huaj rezident në Shqipëri, të cilët aktualisht janë të pajisur me leje qëndrimi, tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike.

B CUCI

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Çuçi shpjegon se  individët të cilët kërkojnë të pajisen me dokumentin e ri kanë mundësi ta përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”.

NJOFTIMI

Rreth 20 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm, që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4. Kjo risi është gjithashtu një lehtësi e madhe që edhe këta shtetas, njësoj si qytetarët shqiptarë, të përfitojnë shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”. Brenda 30 ditëve duhet të paraqiten në një nga zyrat e kompanisë “Aleat” për të aplikuar për kartën elektronike. Po kështu kemi lehtësuar procedurat për të huajt që duan të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Mjafton të regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit dhe pastaj gjithçka bëhet elektronikisht.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *