20 të arrestuar pas sulmit terrorist në Ankara

[embedded content][embedded content]

12:57 02/10/2023

Ushtria turke bombardon pozicionet e kurdëve në Irak

Policia turke arrestoi 20 të dyshuar si të përfshirë në sulmin terrorist vetëvrasës të së dielës, përpara Ministrisë së Brendshme në Ankara.

Të arrestuarit janë pjesë e organizatave të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, që Ankaraja e konsideron organizatë terroriste.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të gjerë në Stamboll dhe Kirkllareli, ku u kontrolluan 26 objektiva që shërbenin si baza të militantëve kurdë.

Si hakmarrje ndaj sulmit terrorist, ushtria turke bombardoi bazat e militantëve kurdë edhe në veri të Irakut.

Nga shpërthimi vetëvrasës i mëngjesit të së dielës në Ankara, 1 polic turk u vra dhe 2 të tjerë u plagosën. Krahas autorit të sulmit vetëvrasës, një tjetër militant i PKK-së u qëllua për vdekje nga policia.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts