20 të vdekur nga shembja e mbikalimit

09:12 04/05/2021

Të pakën 20 persona mbetën të vrarë ndërsa me dhjetëra u plagosën pasi mbikalimi i një metroje u rrëzua nga Mexico City, gjatë kohës që mbi të po kalonte një tren.

Disa vagonë ranë në tokë duke zënë poshtë të paktën një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të së hënës. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset vijojë kërkimet për të mbijetuar.

Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheinbaum konfirmoi vdekjen e të paktën 20 personave, pasi mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti për të qenë prezente gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Autoritetet lokale thanë se të plagosur kanë mbetur të paktën 70 persona.

Frika që numri i të vdekurve mund të rritet është e madhe, pasi shumë njerëz dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

“DĂ«gjuam njĂ« zhurmĂ« tĂ« fortĂ« dhe gjithçka ra”, tregoi Mariana, njĂ« 26-vjeçare e cila i shpĂ«toi aksidentit. “NĂ« vagon kishte shumĂ« njerĂ«z, qĂ« po rrinin nĂ« kĂ«mbĂ« e ulur”, shtoi ajo, duke treguar se kishte goditur me kokĂ« tavanin.

Metroja e Mexico City është një prej sistemeve më të mëdha të tranzitit të shpejtë në botë. Janë me miliona pasagjerë që kalojnë në to çdo ditë. Linja 12, ku ndodhi ngjarja ishte më e reja që iu shtuar kryeqytetin meksikan në 2012-n./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *