20 vite konflikt në Afganistan, disa data të rëndësishme të luftës së ashpër mes Perëndimit dhe talebanëve

21:41 15/08/2021

Afganistani prej 20 vitesh është në një luftë që nuk dihet se kur mund të përfundojë. Sot talebanët kanë arritur që të futen në Kabul dhe kanë marrë disa nga institucionet shtetërore. Presidenti i vendit, Ashfar Ghani, është larguar dhe në një reagim është shprehur se këtë vendim e ka marrë që të mos kishte gjakderdhje.

Por si ka nisur lufta në Afganistan?

Pak kohë pas sulmeve të 11 Shtatorit në Kullat Binjake në SHBA, qeveria amerikane vendosi që të kundërpërgjigjej. Për sulmin përgjegjës SHBA bëri grupin militant islamik al-Kaeda dhe udhëheqësin e tij Osama Bin Laden, si përgjegjës.

Bin Laden ishte në Afganistan, nën mbrojtjen e talebanëve, islamikët që kishin marrë pushtetin që nga viti 1996. Talebanët refuzuan ta dorëzonin Bin Laden dhe SHBA ndërhyri ushtarakisht, duke hequr shpejt talebanët dhe duke u zotuar se do të mbështeste demokracinë dhe do të eliminonte kërcënimin terrorist.

Aleatët e NATO-s iu bashkuan SHBA-ve dhe një qeveri e re afgane mori pushtetin në 2004, por sulmet vdekjeprurëse talebane vazhduan. Në vitin 2014, në fund të vitit më të përgjakshëm që nga viti 2001, forcat ndërkombëtare të NATO -s i dhanë fund misionit të tyre luftarak, duke ia lënë përgjegjësinë për sigurinë ushtrisë afgane.

Po në këtë kohë nisën dhe bisedimet e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve dhe me qeverinë afgane. Marrëveshja u arrit pak vite më vonë dhe SHBA u largua nga Afganistani dhe që nga kjo kohë talebanët kanë shtuar influencën e tyre.

Datat më të rëndësishme të luftës 20-vjeçare

11 shtator 2001- Al-Kaeda, e udhëhequr nga Osama Bin Laden në Afganistan, kryen sulmin më të madh terrorist të kryer ndonjëherë në tokën amerikane.

7 Tetor 2001–  Një koalicion i udhëhequr nga SHBA bombardon objektet e talebanëve dhe al-Kaedës në Afganistan. Synimet përfshijnë Kabulin, Kandahar dhe Jalalabad.

13 Nëntor 2001– Një grup rebelësh anti-talebanë të mbështetur nga forcat e koalicionit, hyn në Kabul dhe talebanët largohen nga qyteti.

26 Janar 2004– Pas negociatave të zgjatura miratohet Kushtetuta e re afgane. Kushtetuta i hap rrugën zgjedhjeve presidenciale në tetor 2004.

7 Dhjetor 2004– Hamid Karzai, udhëheqësi i fisit Popalzai Durrani, bëhet presidenti i parë sipas Kushtetutës së re. Ai shërben dy mandate pesëvjeçare si president.

Maj 2006– Trupat britanike mbërrijnë në provincën Helmand, një bastion i talebanëve në jug të vendit.

17 shkurt 2009– Presidenti amerikan Barack Obama shton numrit të trupave të dërguar në Afganistan. Ushtarët amerikanë që shërbejnë në këtë vend shkojnë rreth 140,000.

2 maj 2011– Udhëheqësi i al-Kaedës vritet në një sulm të Marinës amerikane në një kompleks në Abbottabad në Pakistan. Trupi i Bin Ladenit varroset në det.

23 Prill 2013– Themeluesi i talebanëve, mulla Mohammed Omar, vdes. Vdekja e tij mbahet e fshehtë për më shumë se dy vjet.

28 Dhjetor 2014– Në një ceremoni në Kabul, NATO përfundon operacionet e saj luftarake në Afganistan.

2015–  Talibanët filluan një seri sulmesh vetëvrasëse, shpërthime makinash dhe sulme të tjera. Militantët e Shtetit Islamik fillojnë operacionet në Afganistan.

25 Janar 2019– Presidenti afgan Ashraf Ghani thotë se më shumë se 45,000 anëtarë të forcave të sigurisë të vendit të tij janë vrarë që kur ai u bë udhëheqës në 2014.

29 shkurt 2020– SHBA dhe talebanët nënshkruajnë një “marrëveshje për të sjellë paqe” në Afganistan, në Doha, Katar. Aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s bien dakord të tërheqin të gjithë trupat brenda 14 muajve.

15 Gusht 2021– Talebanët marrin kontrollin e shumicës së qyteteve të vendit përfshirë dhe Kabulin./tvklan.al

Burimi: BBC

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *