20 vite nga tragjedia e 11 Shtatorit

14:40 11/09/2021

Amerika kujton ngjarjen që i mori jetën 3 mijë personave

Ishte 11 Shtatori i vitit 2001 kur e gjithë bota u trondit me goditjen e Kullave Binjake në zemër të New Yorku-t.

20 vite më pas Amerika ndalet në kohë për të kujtuar tragjedinë që i mori jetën afro 3,000 personave pasi disa terroristë morën peng katër avionë dhe fluturuan duke goditur disa pika të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara, por edhe gjithë globit.

Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri u përplas në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët.

Imazhet e avionëve që u rrëzuan në Kullat Binjake, dëshpërimi i njerëzve të bllokuar në ndërtesë solli një kambanë alarmi në botë.

Edhe pse kanë kaluar 2 dekada, pasojat e atentateve janë të dukshme kudo, që nga siguria e shtuar nëpër aeroporte e deri tek lufta kundër terrorizmit qe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kanë ndërmarrë në shumë vende me shumicë myslimane.

Këto sulme vdekjeprurese nga xhihadistët e Al-Kaidës përbejnë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane. SHBA-ja më pas pushtuan fillimisht Afganistanin dhe më vonë Irakun, vranë Osama Bin Ladenin teksa Sadam Huseini dhe regjimi i tij diktatorial tashmë janë histori.

11 shtatori i 20 viteve më parë ishte një sulm ndaj simboleve të fuqisë financiare dhe ushtarake të Amerikës, një goditje për demokracinë amerikane dhe atë të të gjitha vendeve perëndimore, e cila jehon edhe sot e kësaj dite, me krizën afgane.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *