20-vjetori i tragjedisë së ‘Kullave Binjake’ në SHBA, Biden kërkon rishikim të dokumenteve të sulmit terrorist të 11 shtatorit

Presidenti Joe Biden nënshkroi ditën e sotme urdhrin ekzekutiv që kërkon një rishikim të dokumenteve në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Biden ishte paralajmëruar muajin e kaluar nga më shumë se 1,800 amerikanë të prekur nga sulmet terroriste, përfshirë familjarë të viktimave dhe të mbijetuar që të mos merrte pjesë në asnjë nga ceremonitë e shënimit të 20 vjetorit të kësaj ngjarje të rëndë, nëse nuk i deklasifikonte dokumentet që potencialisht tregojnë lidhjet e qeverisë saudite me kamikazët e 11 shtatorit.

Kullat

“Kur kandidova për president, u angazhova për të siguruar transparencë në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë. Ndërsa po i afrohemi 20 vjetorit të asaj dite tragjike, unë jam duke e nderuar atë angazhim. Sot, unë nënshkrova një urdhër ekzekutiv që drejton Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera përkatëse të mbikëqyrnin një rishikim të deklasifikimit të dokumenteve që lidhen me hetimet e Byrosë Federale të Hetimeve të 11 shtatorit. Urdhri ekzekutiv kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të publikojë dokumentet e deklasifikuara gjatë gjashtë muajve të ardhshëm”, tha Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.