200 pengje mbahen nga Hamasi

200 pengje mbahen nga hamasi

200 pengje mbahen nga hamasi

17:11 16/10/2023

Ushtria izraelite ka nisur evakuuimin e njerëzve në kufi me Libanin, OKB: Situata në Gaza drejt humnerës

Ushtria izraelite ka deklaruar se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 200 pengje në Gazë. Numri është më i lartë se një vlerësim paraprak nga një zyrtar i lartë ushtarak izraelit që vlerësoi se të paktën 150 ishin marrë peng.

Pengjet janë kapur gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 Tetor. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje grupit islamik-militant Hamas  që të lirojë menjëherë pengjet. Shefi i OKB-së tha gjithashtu se aksesi humanitar në Rripin e Gazës tanimë është më urgjent se kurrë.

 “Pengjet duhet të lirohen menjëherë pa kushte. Ato nuk duhet të bëjnë pazare të fshehta,” tha Guterres në një deklaratë. Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën, e cila tani është në ditën e saj të 10-të. Në luftimet e ashpra ushtria izraelite ka bërë ditur se  ka vrarë të paktën gjashtë udhëheqës të lartë të Hamasit.Ushtria në Izrael nuk ka dhënë indikacione të qarta se kur do të nisë një pushtim të Gazës, i cili është dënuar nga shumë vende të botës pasi mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Mes shqetësimeve në rritje se konflikti mund të përhapet, ushtria izraeliteka nisur që të evakuojë  njerëzit që jetojnë brenda dy kilometrave nga kufiri me Libanin. Përleshjet kanë shpërthyer atje ditët e fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupi i fuqishëm i mbështetur nga Irani që dominon në Libanin jugor.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka zbarkuar sërish në Izrael vetëm katër ditë pas vizitës së tij të mëparshme. Ai po mban takime me liderët në Jerusalem mbi luftën. Blinken fillimisht shkoi në Tel Aviv të enjten për të treguar mbështetjen e Amerikës për Izraelin, më pas udhëtoi në gjashtë shtete arabe për të vazhduar diskutimet diplomatike.

Ndërkaq diplomatët perëndimorë po kërkojnë një mënyrë për të lejuar ndihmën emergjente në Gaza dhe për të huajt që të shkojnë në Egjipt. Izraeli dhe Hamasi kanë mohuar dakortësinë për një armëpushim humanitar, duke e lënë të paqartë nëse furnizimet emergjente do të lejohen të kalojnë në Rripin e Gazës për të lehtësuar krizën humanitare.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Gaza në ditët e fundit, sipas Kombeve të Bashkuara pas një paralajmërimi izraelit për t’u nisur drejt jugut ndërsa përgatitet të nisë sulmin e madh nga toka, deti dhe ajri.

OKB thotë se Lindja e Mesme është në prag të humnerës. Jeta e mijëra pacientëve do të jetë në rrezik nëse rezervat e karburantit në të gjitha spitalet e Gazës mbarojnë në 24 orët e ardhshme. Kushtet për njerëzit në Gaza po përkeqësohen, pasi edhe uji, energjia, ushqimi dhe ilaçet janë drejt fundit. Mjekët shprehen se një katastrofë shëndetësore është shumë e  afërt. Më shumë se 2,670 njerëz janë vrarë deri më tani nga sulmet e Izraelit, një e katërta prej tyre fëmijë dhe rreth 10,000 të plagosur.

Klan News




200 pengje mbahen nga hamasi

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts