2022 nis me rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19

23:57 01/01/2022

Në sheshin “Times Square” u lejuan vetëm plotësisht të vaksinuarit

Ndërsa amerikanët festuan vitin e ri dhe i dhanë lamtumirën vitit 2021, numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdoi të rritet. Një shifër rekord prej 2.2 milionë rastesh u njoftua javën e fundit, me rreth katër amerikanë që rezultonin pozitiv çdo sekondë.

[embedded content][embedded content]

Në sheshin “Times Square” u lejuan vetëm 15 mijë vetë plotësisht të vaksinuar dhe me maska. Ata pritën ndërrimin e viteve me një ceremoni tradicionale. Ndërkohë në qytete të tjera, që nga Atlanta deri në San Françisko, festimet u anuluan.

Në mbarë vendin vazhduan radhët e gjata për t’u testuar. Në San Françisko, autoritetet arsimore shpërndanë teste të shpejta para se shkollat të hapin dyert të hënën.

Ndërkohë në Havai, shtet i cili po sheh rritje rekord të rasteve, udhëheqësit lokalë dhe të shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të vaksinohen.

Zyrtarët e shëndetësisë vazhdojnë të ngrenë zërin për një rritje të mundshme të infektimeve këtë fillim vit.

Numri mesatar i rasteve të konfirmuara ditore të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara arriti një rekord prej 258,312 gjatë shtatë ditëve të fundit, ndërsa zyrtarët amerikanë peshojnë ndikimin e variantit më të transmetueshëm Omicron.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.