“2023 shpërfaqi mekanizmin e centralizimit të pushtetit”, Bylykbashi: Paraja publike po grabitet për interesa të Ramës dhe shpurës që e rrethon

2023 shperfaqi mekanizmin e centralizimit te pushtetit bylykbashi paraja publike po grabitet per interesa te rames dhe shpures qe e rrethon
2023 shperfaqi mekanizmin e centralizimit te pushtetit bylykbashi paraja publike po grabitet per interesa te rames dhe shpures qe e rrethon

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se në vend është shkatërruar pluralizmi edhe në ekonomi, duke sjellë korrupsion, klientelizëm dhe varfëri.

Ai tha se viti 2023 ishte një vit i cili karakterizohej nga mungesa e transparencës, nga mungesa e konkurrencës, nga klientelizmi, ndërsa ka shtuar se paraja publike po grabitet për interesa private të Edi Ramës dhe shpurës që e rrethon.

“Është prishur ndarja mes pushtetit publik dhe interesave private, duke zhbërë mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies. Dhe të gjitha këto çojnë në korrupsion, në klientelizëm, varfërimin e ekonomisë sepse i hiqet mundësia pluralizmit edhe në ekonomi për të prodhuar të mira për shqiptarët”, tha ai.

Fjala e plotë:

Është shkatërruar pluralizmi edhe në ekonomi, duke sjellë korrupsion, klientelizëm dhe varfëri

Është detyrë e opozitës për ta vënë përpara fakteve këtë qeverisje që shqiptarët të kuptojnë se çfarë kanë kaluar dhe çfarë i pret në vitin 2024.

Viti 2023 ishte një vit i cili karakterizohej nga mungesa e transparencës, nga mungesa e konkurrencës, nga klientelizmi. Të gjitha këto nga korrupsioni.

Të gjitha këto kanë çuar në një mekanizëm gjigant korruptiv, në të cilin paraja publike po grabitet për interesa private të Edi Ramës dhe shpurës që e rrethojnë.

Viti 2023 është një vit që ka shpërfaqur plotësisht mekanizmin e centralizimit të pushtetit nga Edi Rama, i cili ka prodhuar të gjitha këto efekte që thashë më përpara.

Kemi ligje nominale, ligje të bëra për individë privatë, është rasti i Portit të Durrësit por dhe të tjera.
Kemi PPP-të, të cilat së bashku si mekanizëm po krijojnë një moment shumë të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.

Është prishur ndarja mes pushtetit publik dhe interesave private, duke zhbërë mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.

Dhe të gjitha këto çojnë në korrupsion, në klientelizëm, varfërimin e ekonomisë sepse i hiqet mundësia pluralizmit edhe në ekonomi për të prodhuar të mira për shqiptarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts