“2023, viti më i nxehtë në histori”, deklarata e shefit të OKB-së në Samitin e Klimës

2023 viti me i nxehte ne histori deklarata e shefit te okb se ne samitin e klimes

2023 viti me i nxehte ne histori deklarata e shefit te okb se ne samitin e klimes

12:27 30/11/2023

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë në histori. Gueterres e bëri këtë deklaratë në nisje të Samitit të Klimës COP28.

“Të dhënat tregojnë se ne po jetojmë përmes kolapsit të klimës”, tha shefi i OKB-së.

Duke i bërë apel komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e klimës, ai tha se ky rekord klimatik duhet të shkaktojë “lëkundje në shtyllën e liderëve botërorë”.

Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se ishin të sigurtë se viti 2023 kishte thyer rekordin global të temperaturës. Ekziston frika se viti 2024 mund të jetë akoma më i ngrohtë për shkak të fenomenit “El Niño”.

Gjatë fjalimit, Guterres se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit në Antarktidë kanë arritur një rekord të ulët.

“Ky vit ka parë komunitete anembanë botës të goditur nga zjarret, përmbytjet dhe temperaturat e larta… Ngrohja rekord globale duhet të shkaktojë lëkundje në shtyllën e liderëve botërorë. Dhe kjo duhet t’i nxisë ata të veprojnë”, tha Antonio Guterres./tvklan.al


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts