2035, viti i fundit për shitjen e automjeteve me karburant?

10:08 19/06/2021

Komisioni Evropian mund të propozojë që viti 2035 të jetë i fundit kur mund të shiten automjete me naftë apo benzinë në kontinentin tonë. Sipas mediave ndërkombëtare, në paketën mbi klimën që do të shqyrtohet në 14 Korrik, Komisioni madje mund të fiksojë si target edhe vititn 2030.

Pavarësisht se kur do të caktohet fundi i epokës së hidrokarbureve në kontinentin evropian, planet deri më tani nga BE kanë qenë që deri në fund të këtij 10-vjeçari të ulet me 60% niveli i emetimit të CO2 për automjetet në krahasim me sot.

Ndërkohë që duke u bazuar në direktivat klimatike deri në vitin 2050, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë te gjitha automjetet që do të dalin në tregun global duhet të kenë çlirim zero deri në vitin 2035.

Megjithatë, sipas Presidentit të Komisionit Mjedisor në Parlamentin Europian, Pacal Canfin, duhet pritur ende zyrtarizimi i propozimit të KE, i cili do të qartësojë politikat dhe industrinë e automjeteve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *