21-vjeçari e vret dhe e mban të dashurën e vdekur në enë plastike që të qëndrojë pranë saj

16:49 19/10/2021

Një burrë thuhet se e mbajti të dashurën e tij të vdekur në një enë plastike që të kishte mundësi të qëndronte pranë saj.

Daniel Blas Torrealba, 21 vjeç dhe vëllai i tij u arrestuan në Phoenix, Arizona, pasi u gjetën eshtrat e dekompozuara të të dashurës së tij Destiny Munoz, 17 vjeç.

Policia tha se ajo ishte mbështjellë me plastikë dhe shirit, raporton Nee York Post.

Sipas të dhënave të gjykatës, Torrealba dhe vëllai i tij Edwin Chavez-Blas, 19 vjeç, akuzohen për mbulimin e vdekjes së Destiny duke e copëtuar atë me sharrë elektrik.

Viktima u vra nga një e shtënë me armë, por i dashuri i saj pretendon se ajo qëlloi veten gjatë një grindjeje. Ajo ishte gjithashtu nëna e fëmijës së tij njëvjeçar.

Pasi ajo kishte vdekur, Torrealba i dërgoi mesazhe familjes së saj duke përdorur telefonin e saj në mënyrë që ata “të mos shqetësoheshin për të”.

Familja Blas-Torrealba kishte raportuar se Destiny ishte zhdukur më 5 Tetor, duke pretenduar se nuk e kishin parë atë për rreth 10 ditë sipas gazetës Arizona Republic.

Policia mbërriti në shtëpi dhe më pas gjeti trupin e saj në një enë. Autoritetet mendojnë se ajo vdiq rreth 26 Shtatorit.

Sipas autoriteteve Chavez-Blas ndihmoi vëllain e tij të pastrojë vendin e ngjarjes. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *