211 afganë mbërrijnë në aeroportin e Romës

18:58 22/08/2021

211 afganë mbërrijnë në aeroportin e Romes të evakuuar nga Kabuli përmes qytetit të Kuvajtit, si pjesë e operacionit të organizuar nga ministria e Mbrojtjes italiane. Pasi përfundoi procedura anti-Covid, refugjatët janë transferuar për në vendstrehimet e dedikuara.

Mediat italiane bënë me dije se për operacionin në fjalë “Aquila Omnia”, Mbrojtja dërgoi tetë avionë. 104 qytetarë afganë që mbërritën ditën e djeshme në Bresciano, i janë nënshtruar ditës së sotme një ekzaminimi mjekësor.

Stafi i kryqit të kuq në Itali thonë se ata janë të lodhur, por të lumtur që gjenden në shtetin fqinj. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha të enjten se Italia planifikon të transferojë 2,500 persona në total, mes tyre rreth 500 afganë që kanë bashkëpunuar me ushtrinë italiane tashmë janë transferuar me familjet e tyre.

Mijëra njerëz që duan të ikin nga talibanët ndodhen rreth aeroportit të Kabulit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera përpiqen të evakuojnë mijëra diplomatë, civilë, si dhe afganë.

Klan news

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *