22-vjetori i çlirimit, Kurti: Sot Kosova kremton lirinë, ta përkujtojmë çdo ditë pasi shumë gra e burra dhanë jetën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qershor të vitit 1999.

Kurti së bashku me krerët e lartë shtetërorë pasi nderuan ushtarët e rënë të NATO-së, në një prononcim për media tha se në këtë datë Kosova kremton paqen, çlirimin dhe lirinë e vendit.

Sipas tij, të gjithë ato gra dhe burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë së Kosovës.

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por më 12 qershor këmbësoria që NATO i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Milloshevicit për ta ndal gjenocidin kundër popullit shqiptarë. Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë sepse të gjitha ato gra e burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë tonë të cilën duhet ta shpiem më tej me drejtësi dhe demokraci”, ka thënë Kurti

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *