22-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, Basha: Mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat që dhanë jetën për liri






pjimage - 2021-06-12T131605.404

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kosovën në 22-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s, që njihet edhe si dita e Çlirimit të Kosovës.

“Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari”, shkruan Basha.

Sipas tij, e ardhmja e Kosovës, “si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë”.

POSTIMI I PLOTE

22 vite më parë Kosova shënoi ditën e parë të lirisë, çlirimin e saj!

Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit, shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë 🇦🇱🇽🇰

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *