24 vjet nga 2 korriku i 1990, Berisha: Mjerisht qytetaria e Tiranës nuk mbështeti kryengritjen e guximtarëve…

24 vjet nga 2 korriku i 1990 berisha mjerisht qytetaria e tiranes nuk mbeshteti kryengritjen e
24 vjet nga 2 korriku i 1990 berisha mjerisht qytetaria e tiranes nuk mbeshteti kryengritjen e

Kreu demokrat Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me 2 korrikun e 1990, kur mijëra qytetarë të Tiranës, kapërcyen muret që rrethonin ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë, duke i dhënë një goditje të fortë regjimit diktatorial.

Berisha shkruan se mjerisht qytetarët e Tiranës dhe inteligjenca e saj ato ditë u gjetën në bisht të kohës. “Ata nuk guxuan të mbështesin kryengritjen e guximtarve të kombit, nuk mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës pëe të përmbysur si në vendet tjera ish-komuniste diktaturën hoxhiste në Shqipëri.

Por pavarësisht nga kjo, Kryengritja paqesore e 2 korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë. Ajo me jehonën e saj të jashtëzakonshme dëshmoi se Shqipëria socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkëmb graniti i socializmit në Europë, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura në këtë vend kishte hyrë në agoninë e saj”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Sot 34 vjetori i kryengritjes së 2 korrikut 1990.

Të dashur miq, në historinë e qëndresës së shqiptarëve kundër diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë dhe lirisë së tyre, 2 korrik 1990 do mbetet një ditë e shënuar. Me datën 2 korrik të vitit 1990 mijëra të rinj punëtorë, por edhe intelektual e të persekutuar të Tiranës u ngritën kundër diktaturës komuniste dhe me një guxim epik shembën në Tiranë Murin e Berlinit, hynë në oborrin e Ambasadës Gjermane dhe ambasadave të tjera. Me aktin e tyre të guximit të jashtëzakonshëm ata plagosën për vdekje diktaturën e fundit staliniste në Europë.

Por mjerisht qytetarët e Tiranës dhe inteligjenca e saj ato ditë u gjetën në bisht të kohës. Ata nuk guxuan të mbështesin kryengritjen e guximtarve të kombit, nuk mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës pëe të përmbysur si në vendet tjera ish-komuniste diktaturën hoxhiste në Shqipëri. Por pavarësisht nga kjo, Kryengritja paqesore e 2 korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë. Ajo me jehonën e saj të jashtëzakonshme dëshmoi se Shqipëria socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkëmb graniti i socializmit në Europë, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura në këtë vend kishte hyrë në agoninë e saj.

Ndaj dhe sot ju ftoj të përulemi me mirënjohje të thellë dhe nderim të madh para të gjithë atyre djemve dhe vajzave të pamposhtur e guximtarë që përmbysën me 2 korrik të vitit 1990 murin e Berlinit në segmentin më të lartë, më të trashë, me të zi të tij në Tiranë.

Mirënjohja jonë këte ditë shkon edhe për ambasadorin e RFGJ Werner Daum dhe kolegët e tij për mbështetjen e tyre të fuqishme për kryengritësit e 2 korrikut dhe popullin e shtypur shqiptar.

Nderim i veçantë për martirin e kësaj kryengritje, të riun 15 vjeçar Artim Basha që ra për të mbetur i pavdekshëm në altarin e lirisë së shqiptarëve. #sb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts