240 mijë sportdashës nënshkruajnë peticion/ Kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër, ja arsyeja…








Franca është eliminuar tashmë nga EURO 2020, por ndeshja me Zvicrën mbetet në qendër të vëmendjes. Sipas RTL Sport, janë më shumë se 240,000 sportdashës që kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër, të vlefshme për raundin e 1/8-ave. 

Mbape Zomer

Arsyeja? Shumë tifozë kanë dyshime për penalltinë e fundit e gjuajtur nga Mbape,  që u prit nga portieri zviceran Jan Zomer,

Në ankesë thuhet se Zomer, nuk e respektoi rregullin që portierët nuk duhet të lëvizin nga vija e portës. Kjo shihet edhe me imazhet nga ai moment.


Tifozët nënshkruar peticionin përmes faqes ‘Les Lignes Bougent’, ku ky peticion ka marr mbështetje në orët e fundit. Vlen të theksohet se koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3, teksa ndeshja u vendos me penallti, ku helvetët arritën të siguronin një biletë për më tej.

Sa i përket peticionit, UEFA nuk duket se është e gatshme të bierë dakord për përsëritjen e ndeshjes, pasi ata janë të sigurt se gjyqtari dhe zyrtarët e VAR morën vendimin e duhur.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *