25 gra e vajza thonë se janë përdhunuar nga trupat ruse në Bucha

14:29 06/04/2022

25 gra dhe vajza deklarojnë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha, tha këtë të mërkurë një zyrtare e lartë ukrainase për BBC. Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, tha se një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raporte për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.

Ajo tha se Ukraina kishte prova të “genocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.

“Janë 25 femra të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë. Kjo po ndodhte prej një muaji. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet.”

Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.