“25 mijë viktima në Gaza”, bilanci tragjik sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi

25 mije viktima ne gaza bilanci tragjik sipas ministrise se shendetesise te drejtuar nga hamasi

25 mije viktima ne gaza bilanci tragjik sipas ministrise se shendetesise te drejtuar nga hamasi

18:04 21/01/2024

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka deklaruar se janë regjistruar më shumë se 25 mijë viktima në Gaza që nga nisja e ofensivës së Izraelit. Më tej, ministria shtoi se në 24 orët e fundit ishin regjistuar 178 viktima, duke e bërë atë një nga ditët më vdekjeprurëse të luftës deri më tani.

Ndërsa luftimet vazhdojnë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëri kundërshtoi krijimin e një shteti palestinez. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka thënë se SHBA-ja dhe Izraeli i shohin gjërat ndryshe kur bëhet fjalë për një zgjidhje mes dy shteteve.

Izraeli filloi ofensivën e tij pas sulmit të 7 Tetorit, në të cilin luftëtarët e Hamasit vranë 1300 njerëz në Izraelin jugor dhe morën peng më shumë se 240.

Operacioni ajror dhe tokësor, për të cilin Izraeli thotë se ka për qëllim shkatërrimin e Hamasit, aktualisht është duke e përqendruar ofensivën e tij në Gazën jugore, ku është i bindur se komandantët e lartë të Hamasit janë të strehuar./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts