“25 prilli është masakër zgjedhore”, Basha: Të refuzojmë çdo nxitim për të gjetur arsye që ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve






Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të mërkurën e ka konsideruar rezultatin e 25 prillit si një masakër zgjedhore, duke bërë thirrje për mosnjohjen e këtij rezultati. basha

Gjatë një takimi me demokratët e Njësisë 5, Basha theksoi se masakra zgjedhore nuk është vetëm një togfjalësh, por është përmbledhja koncize e shtrirjes kapilare të gjithë fenomeneve katalogu i të cilave është tepër i gjatë për t’u përmendur.

Përvoja juaj personale ju bën t’i veçoni ato përmes shembujve konkretë shumë më mirë se sa ç’mund të bëja unë duke i sintetizuar nga kjo foltore. Gjithsecili prej jush në këtë sallë i ka sjellë me vete shenjat e betejës që keni bërë, gjithsecili prej jush në këtë sallë e di fare mirë domethënien e dy konstatimeve kryesore të raportit fillestar të OSBE ODIHR-it, blerjes masive të votës por akoma më keq, shkrirjes së shtetit me partinë shtet”, tha ai.

Përdorimi i çdo hallke dhe çdo institucioni, shkelja e çdo rregulli, ndonëse është detyra jonë kryesore, ta denoncojmë këtë siç po bëjmë ditë për ditë para opinionit publik, ta dokumentojmë edhe përmes institucioneve të kapura të këtij shteti, ta raportojmë para aleatëve dhe miqve ndërkombëtar”, u shpreh kreu i PD-së.

Kryedemokrati theksoi se duhet të refuzohet çdo nxitim, çdo ngutje të çdo mendje të turbulluar për të gjetur arsye që ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve apo të cënojë ato që kemi ndërtuar së bashku me kaq sakrifica duke ngritur dilema të paqena sepse me të vërtetë dorëzimi para këtyre dilemave është fija e kashtës ku dëshiron të kapet i mbyturi i 25 prillit.

Basha tha se ka mirëpritur çdo kritikë dhe çdo qëndrim edhe kur janë të padrejta edhe kur janë të pa bazuara, duke shtuar se nuk i ka kthyer përgjigje por ka vendosur që t’i qëndroj mesazheve për dy nga gjërat themelore për Shqipërinë sot.

Masakrën zgjedhore si evidencë e rënies së demokracisë dhe përballjen me të vetmin armik, me të vetmin kundërshtar që kam jo vetëm unë por çdo demokrat që është Edi Rama dhe regjimi i tij i korruptuar”, tha ai.

Kreu i demokratëve theksoi se në momentin kur vendi është pa zgjidhje, kur autori i masakrës i cili ka të gjitha pushtetet por tregohet me gisht nga çdo shqiptar dhe nga socialistët edhe nga nëpunësit e vet, si njeriu që e ka sjellë vendin në buzë të greminës, me zgjedhje pa zgjidhje, asnjë zgjidhje, asnjë mundësi zgjidhje.

Në këto kushte, dy metodat e tij të diversionit, e para, na shtrin dorën për bashkëpunim të cilën e kam refuzuar në mënyrë finale, të prerë dhe dua ta përsëris këtu para jush, nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim. Së dyti dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin që duhet të dalim nga kjo e dielë kaq të bashkuar sa jemi. Baza është e bashkuar. Nxitimi, nguti i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të bëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës tuaj, sakrificës së demokratëve anembanë Shqipërisë”, tha ai.

Kam ftuar Këshillin Kombëtar që nga dita e parë të gjithë që janë antarë të Këshillit Kombëtar, që pavarësisht mendimeve të ndryshme, apo diferenca për një gjë të jemi të bashkuar, dhe mos t’i shërbejmë Edi Ramës ta përdorë për një fije kashtë për tu kapur si i mbyturi dhe mos ta përdori si një vijë ndarëse për të krijuar një tjetër përçarje në gjirin tonë, si pikërisht tani kur jemi të bashkuar dhe duhet të jemi edhe më të bashkuar. 25 prilli ose është masakër zgjedhore ose është fitore e Edi Ramës dhe humbje e Partisë Demokratike. Të dyja bashkë nuk mudn të jenë. Ndaj në 13 qershor sigurisht vota është për kryetarin e Partisë Demokratike, fleta e votimit nuk është referendum për këtë pyetje, por për fat të keq po kthehet edhe në referendum për këtë pyetje. Se si do ti përgjigjemi kësaj pyetje përcakton rrugën, aksionin tonë politik dhe përcaktohën kohëzgjatjen dhe fatin e kësaj beteje, jo thjeshtë për ne, s’bëhet fjalë thjeshtë për ne, bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët deri në 25 prill na ndoqën dhe na besuan për 25 prillin. Deri në 25 prill shumicës i është mbivendosur përdhunshëm pakica dhe kjo s’është demokraci. Në 25 prill ka rënë demokracia. Ka rënë instrumenti i fundit për ndryshimin. Tani beteja jonë e parë dhe kryesore është rikthimi i legjitimitetit, demokracisë në vend. Dhe përmes legjitimiteti dhe të demorkacisë të jemi të sigurtë se shumica që na ndoqi në 25 prill dhe shumë të tjerë që deshën por i ndaluan do të bëjë masën kritike për të larguar këtë regjim plaçkitësish”, tha ai.

Por nga ana tjetër le të refuzojmë çdo nxitim, çdo ngutje të çdo mendje të turbulluar për të gjetur arsye që ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve apo të cënojë ato që kemi ndërtuar së bashku me kaq sakrifica duke ngritur dilema të paqena sepse me të vërtetë dorëzimi para këtyre dilemave është fija e kashtës ku dëshiron të kapet i mbyturi i 25 prillit.

Ne duhet ta refuzojmë me vendosmëri sepse vetëm kështu do të bëjmë të mundur që fuqinë dhe bashkimin dhe energjinë që akumuluam në këtë betejë ta vëmë në dobi të atyre që sytë i kanë nga ne. Të atyre që sot presin nga ne së pari rikthimin e më të shtrenjtës që mund të ketë njeriu, dinjitetit dhe dinjiteti është vota. Dinjiteti është liria për të votuar, dinjiteti është demokracia. Ndaj dhe beteja drejt të cilës ju ftoj, ju kërkoj të vazhdojmë është beteja për rikthimin e legjitimitetit, është beteja për demokraci. Padiskutim të vetëdijshëm për arritjet dhe fuqinë që kemi grumbulluar përmes vlerave që sapo përmenda duhet të jemi po ashtu të gatshëm edhe për të parë brenda vetes dhe për të përmirësuar ato që kemi në dorën tonë për të përmirësuar. Duke i bërë këto të dyja jam i bindur se ju demokratët e degës 9 sikundër demokratët e Tiranës dhe Shqipërisë anë e mbanë, jo vetëm do të mbani ndezur shpresën flakën e të cilës, flakën e venitur të cilësn e ndezët me pasionin e zemrave tona por do të projektoni te çdo shqiptarë forcën që ne kemi dhe që nuk na e merr dot askush jo vetëm për tu përballur por për t’ia shkurtuar ditët këtij regjimi një orë e më parë“, u shpreh krydemokrati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *