“25 prilli, koha që të ndahemi me Ramën dhe dështimet”/ Basha: Këto janë zgjedhje vendimtare! Vota juaj do të sjellë…



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga Fushë Arrëzi se 25 prilli është dita kur do të ndahemi me Ramën dhe dështimet e tij. Para mbështetësve demokratë, Basha i bëri thirrje gjithë shqiptarëve që  të dielën e ardhshme të bashkohen me ndryshimin. “Edhe një javë për të ndarë epokat”, u shpreh Basha.

basha ne fushe arrez

“Qytetarët e këtij vendi që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Sot nga Fushë-Arrëzi dua ta përsëris mesazhin tim: vëllezër e motra është në dorën tuaj, ndryshimi do të bëhet realitet duke votuar javën tjetër numrin 9. Vota juaj do të bëj të mundur që Shqipëria mos të mbetët më peng i dëshirave, peng i mllefeve, peng i tekave të një njeriu të vetëm, i një njeriu që ka sjellë vetëm dështime këto 8 viteve. 8 vite të gjata për familjet tuaja dhe pas 8 viteve dështime troket prapë në dyert tuaja për të kërkuar edhe 4 vite të tjera, për të vjedhur të ardhmen e fëmijëve tuaj, nëna të Fushë-Arrëz-it, për të marrë peng rininë, të ardhmen e Shqipërisë.

Sot nga Fushë-Arrëz mesazhi juaj në këtë qytet, në zemër të maleve, mesazhi me këtë pjesëmarrje të paparë e të padëgjuar më parë, mesazhi i entuziazmit dëgjohet në gjithë Shqipërinë dhe thotë fare qartë se më 25 prill është koha për t’u ndarë njëherë e mirë me Edi Ramën dhe me dështimet e tij. Sepse Shqipëria do ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo është tërësisht në dorën tuaj. Shqiptare dhe shqiptarë, shiheni, dëgjojeni vullnetin e Fushë-Arrëzit, vendimin e tyre për ndryshim nuk ka forcë ta ndalë.

Ndaj, është shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme që e diela e ardhshme t’i gjej kutitë e votimit plot me shprehjen e vendimit, vendimit tuaj që e shprehni sot në këtë shesh, vendimin që kam dëgjuar nga Saranda në Tropojë. Të gjithë masivisht, asnjë votë mos të shkoj kot, të gjitha votat për ndryshim. Këto do të jenë zgjedhjet më masive në historinë e vendit. Shqiptarët do të dalin më masivisht se kurrë. Shumë më shumë se çdo herë, sepse këto janë zgjedhjet më vendimtare. Në këto zgjedhje shtrohet një pyetje: 4 vite të tjera dështim apo votë për ndryshim që të fitojë Shqipëria, të fitojë Fushë-Arrëzi, të fitojë Puka, Shkodra, e çdo familje shqiptare?

E shoh, e ndjej se ndryshimi këtu ka mbërritur por kjo javë është java e sprintit drejt ndryshimit. Natë e ditë, ditë e natë, orë pas ore, këto orë që na ndajnë, këto më pak se 200 orë, më pak se 200 orë, na ndajnë nga dita kur do të bëhen bashkë ndryshimin e madh për Shqipërinë. Si zemra juaj rreh për ndryshimin”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *