“25 prilli në Strasburg”/ PD reagon pasi Kolegji rrëzoi kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Fier: Ja kush fshihet pas vendimeve






Çështjen e zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut. Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Marash Logu tha se janë të vendosur që transparencën për masakrën  zgjedhore ta çojnë deri në fund.

marash logu

Në një deklaratë për mediat, pas vendimit të Kolegjit që rrëzoi kërkesën për përsëritin e zgjedhjeve në Fier, Logu u shpreh se pas të gjitha vendimeve të KAS dhe Kolegjit është Edi Rama.

Sipas tij te gjitha vendimet e marra kundër kërkesave ankimore te PD dhe LSI anë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipër

“KAS dhe Kolegji refuzuan të drejtën për transparence, jo vetëm të drejtën e PD dhe LSI, por të gjithë qytetarëve që donin të kuptonin se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin se kush nuk është i interesuar për të zbardhur masakrën e 25 prillit, kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën komisionerëve në KAS, kush është dora e zezë që mbyll gojën e gjyqtarëve në Kolegj. Përgjigja është një dhe e vetme, Edi Rama.

Siç e kemi thënë edhe në fillim ne do të përdorim çdo mjet, çdo mundësi që ekziston për t’i shkuar deri në fund betejës tonë. Grupi i juristëve që është pranë Partisë Demokratike do të përgatisë shumë shpejt strategjinë ligjore që ne do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut për transparencë të plotë për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe për të mos lejuar që zgjedhjet; që u diktuan nga krimi dhe paligjshmëria, zgjedhjet që u diktuan nga 10 mijë lejet e legalizimit të dhëna në mënyrë të paligjshme, nga 13 mijë punonjës të punësuar në administratën publike në vetëm 4 muaj, nga 63 milionë euro paga, nga 125 milionë euro që u përdorën për tërmetin, nga heqja e të drejtës së 500 mijë shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, apo votimet e shumëfishta që ne i kemi denoncuar vazhdimisht, ku në qarqe si Fieri, Tirana, Durrësi ka pasur persona që kanë votuar nga 5-6 herë të mos lejohen që të diktojnë vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo është një betejë që ne do të përdorim çdo mjet ligjor, sigurisht shumë shpejt do të njoftoheni edhe për mjetet politike që do të përdoren për të adresuar këtë problematikë.”, tha Logu

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *