25 të vrarë nga përplasja me armë mes policisë dhe bandave kriminale në Rio de Janeiro

18:33 06/05/2021

Të paktën 25 persona janë vrarë gjatë një operacioni policor në Rio de Janeiro të Brazilit. Të shtënat me armë ndodhën gjatë një operacioni policor për të goditur krimin e organizuar në një lagje të varfër të qytetit, në zonën e quajtur “Jacarezinho”.

Në operacion ishin përfshirë 200 oficerë policie. Në mesin e viktimave është edhe një punonjës policie. Dy pasagjerë që udhëtonin me metro u prekën gjithashtu nga plumbat. Ata mbetën të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale ka konfirmuar lajmin e vrasjes së policit Andre Leonardo de Mello Frias. Ai humbi jetën gjatë përplasjes me armë zjarri me bandat kriminale.

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në Brazil dhe me numër të lartë të bandave kriminale e krimit të organizuar të përfshira në trafikun e drogës. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *