25 vite nga çlirimi i Kosovës, Meta: Meritë për menaxhimin e krizës humanitare kanë Emiratet e Bashkuara. Kampi në Kukës…

25 vite nga clirimi i kosoves meta merite per menaxhimin e krizes humanitare kane emiratet e bashkuara kampi ne kukes
25 vite nga clirimi i kosoves meta merite per menaxhimin e krizes humanitare kane emiratet e bashkuara kampi ne kukes

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar se edhe pse merita për cclirimin e Kosovës ishte e UÇK dhe NATO-s, një meritë për menaxhimin e krizës humanitare kanë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai u shpreh se Emiratet ndërtuan kampin më të madh dhe të standardeve më të larta në Kukës dhe dhanë një ndihmë të vyer vëllazërore për popullin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosova u çlirua 25 vjet më parë falë luftës së UÇK dhe ndërhyrjes së NATO.
Të mos harrojmë se një partner i jashtëzakonshëm për përballimin e krizës humanitare ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndërtuan kampin më të madh dhe të standardeve më të larta në Kukës dhe dhanë një ndihmë të vyer vëllazërore për popullin e Kosovës.
Kënaqësi të ndaj këtë foto me ju që fikson Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Madhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Kukës, pikërisht pasi ka ulur personalisht avionin e parë për inagurimin e aerodromit të Kukësit, që më pas falë investimit të tyre u shndërrua në një aeroport modern.
Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëdhëniet me të cilat kanë një të ardhme të ndritur dhe meritojnë të fuqizohen në të gjitha fushat, në interes të dy vendeve dhe popujve tanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts