250 mln Dollarë ndihmë për Ukrainën/ Shtëpia e Bardhë anashkaloi Kongresin

250 mln dollare ndihme per ukrainen shtepia e bardhe anashkaloi kongresin
250 mln dollare ndihme per ukrainen shtepia e bardhe anashkaloi kongresin

[embedded content][embedded content]

08:34 28/12/2023

Shtëpia e Bardhë miratoi ndihmën e fundit ushtarake, që anashkalon Kongresin. Bëhet fjalë për një paketë prej 250 milionë Dollarësh, që përfshin ndihma me mjete për mbrojtje nga ajri, artileri, municion për armatime këmbësorie dhe kundër tankeve.

Kjo paketë ishte mundësia e fundit që administratës Bajden i lejon ligji, për dërgimin e ndihmave pa miratimin e Kongresit. Prej muajsh, janë ligjvënësit republikanë ata që bllokojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën, pasi thonë se ato po shtojnë jashtë mase shpenzimet buxhetore.

Po ashtu, republikanët kërkojnë që demokratët të bien dakord që në këmbim të votave për ndihmat ushtarake, ata të pranojnë fondet për ndërtimin e murit kundër emigrantëve ilegalë përgjatë kufirit me Meksikën.

Ndihma ushtarake është jetike për ushtrinë ukrainase, pasi që prej verës nuk po arrin dot të çojë përpara, kundërofensivën për zmbrapsejn e rusëve nga territoret e pushtuara prej gati 2 vitesh. Republikanët nuk ndryshuan mendje as pas vizitës në Uashington të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts