
18:32 20/09/2021
Dy gra, nënë e bijë janë vënë në pranga në SHBA pasi kanë bërë operacion të paligjshëm mbi të pasmet e një të reje, e cila për pasojë ndërroi jetë. Viktimë është Karissa Rajpaul, e cila ishte vetëm 26 vjeçe.
Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga një prej operacioneve që ka bërë. E reja kishte shkuar në Amerikë për të ndjekur një karrierë në industrinë e argëtimit të të rriturve. E reja ka regjistruar video selfie nga momenti i operacionit me kirurget e saj njëra prej të cilave quhej “La Tia”.
Për t’u bërë promocion ajo i kishte etiketuar në një postim në rrjetet sociale. Libz Adams, gruaja me pseudonimin “La Tia” dhe vajza e saj Alicia Gomez u vunë në pranga për vrasje. Ato i kanë injektuar aktores silikon likuid miks të paligjshëm.

Mësohet se Rajpul ka vdekur pas operacionit të tretë. Autoritetet amerikane janë të shqetësuara për nisjen e një trendi për operacionet plastike. Prandaj ata nxisin njerëzit që të mos shkojnë në klinika të pacertifikuara dhe në momentin që i vërejnë ato, t’i raportojnë./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al