27 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Japoni

08:25 17/12/2021

Të paktën 27 njerëz mendohen të vdekur pas një shpërthimi zjarri në Japoni. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Osaka. Hetuesit deri më tani mendojnë se zjarri është i qëllimshëm.

Sipas mediave lokale, viktimat kanë kaluar “arrest kardiopulmonar”, një term i përdorur në raportet paraprake përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht. Të gjithë ata që mendohen të vdekur duket se kanë qenë në një klinikë në momentin që ra zjarri.

Në regjistrimet e kamerave të sigurisë shihen dritaret e nxira pasi zjarrfikësit shuan flakët në katin e katërt të ndërtesës.

Në 2019, Japonia kaloi një nga tragjeditë më të rënda që pas Luftës së Dytë Botërore, pasi një burrë i vuri zjarrin një ndërtese në Kioto duke shkaktuar vdekjen e 36 njerëzve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *