28 miliardë euro për Ballkanin deri në vitin 2027

23:46 03/09/2021

Eurodeputetët i hapën dritën jeshile fondeve për Ballkanin me IPA III

Eurodeputetët miratuan propozimin e Komisionit Evropian për dhënien e 28 miliardë eurove për Ballkanin Perëndimor. Pjesë e kësaj pakete financiare është edhe ndihma e para-anëtarësimit (IPA III), me një buxhet total prej mbi 14 miliardë euro, për periudhën 2021-2027 duke nisur nga 1 Janari 2021.

“Këto fonde synojnë financimin e vazhdueshëm të politikës së zgjerimit, duke mbështetur bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Fondet e IPA III kushtëzohen me reforma të thella në vendet e rajonit për t’i sjellë ato më pranë BE-së”.

Ky plan investimesh ofron një rrugë për një integrim të suksesshëm ekonomik rajonal duke përshpejtuar përfundimisht procesin e integrimit në BE. Ky plan sipas Brukselit duhet të ndihmojë në transformimin e Ballkanit Perëndimor në një nga rajonet më tërheqëse për investime në botë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *