29 nëntori/ Ilir Demalia: Kriminelët dhe shërbëtorët e komunizmit kanë ende fuqinë e falsifikimit të historisë. Ja pse “të djathtë” e të “majtë” nuk e kanë shembur Enverin brenda vetes









Analisti i njohur Ilir Demalia përmes një komenti në rrjetet sociale rreth 29 nëntorit, thotë se kriminelët vrasës dhe shërbëtorët e regjimit komunist kanë ende fuqinë e manipulimit dhe falsifikimit të historisë, me historianët dhe median.

postimi demalia

Ai thekson se shqiptarët si të “djathtë” dhe të “majtë” nuk kanë mundur të shembin Enverin brenda tyre.

Demalia sjell në vëmendje një ese të Anton Harapit, të cilin e konsideron si një nga kokat elitare të mendimit modern-oksidental filozofik , frymë që komunistët e pushkatuan sapo erdhën në fuqi.

Në esenë e Harapit në 30-vjetorin e pavarësisë theksohet se: “Nuk po lypet të jesh i dijshëm, as i aftë, mjaft të dijsh me u mbajtë dhe me u dukë i tillë.”

KOMENTI I DEMALIAJT

“Gëzuar ditën e çlirimit 29 Nëntorin!!!”

Kriminelet vrasës dhe shërbëtorët e regjimit komunist dhe përfaqsuesit më në zë të letrave dhe kulturës së Realizmit Socialist, Spiunet e Sigurimit, kanë ende fuqinë e manipulimit dhe fallsifikimit të historise me institucionet shtetërore, me historianët dhe median, duke na u cfaqur si vlera dhe shembës të komunizmit dhe vuajtës së tyre nën regjimin komunist.

Shqiptarët si të “djathtë” dhe të “majtë” nuk kanë mundur të shëmbin Enverin brënda tyre si kulture dhe psikologji sociale dhe gjykimi, pavarsisht retorikës dhe “luftës” komunist-antikomunist, enverist-antienverist.

Festa e Çlirimit si vrasje dhe rrënim i përsëritur çdo 29 Nëntor dhe gjatë gjithë vitit i elitës së mendimit-filozofik dhe ngritjes së kombit në vlera dhe edukim me frymë oksidentale, të cilën komunistët e zhdukën me gjakderdhje dhe krime monstruze duke arritur me “sukses” me e zhduk këtë mendim e kreni kombëtare, e po me sukses, ngritën monstrën “njeriu i ri” që është sot duke u trashëguar nga klasa politike post 1990 me politikën demo(n)kratike, si vrasje e dytë kombëtare perfundimtare në një degradim moral, etik-politik, edukues.

I vetmi shpëtim për të ngelur njeri në këtë imoralitet dhe primitivitet kolektiv, mbetet largimi nga atdheu si pa shpresë… Ose largimi i këtyre monstrave politiko-mediatike, mashtruesish gjoja shoqëri civile, që nuk kanë asgjë të përbashkët me civilen .

Po ashtu, edhe farsa kulturore, letraro-artistike si vazhdimsi e sundimit monstruoz të socrealizmit në nostalgjine që vazhdon e shprehet, shkruhet në media dhe çfaqet në atë vizive edhe sot si trushpelarje kolektive dhe nostalgji kolektive.

Patër Anton Harapi, është nje nga kokat elitare të mendimit modern-oksidental filozofik , të asaj frymë që komunistët “çlirimtarë” e pushkatuan sapo erdhën në fuqi.

Më 14 shkurt 1946 mbi veladonin e Patër Antonit me urdhër të prokurorit Misto Treska, u shprazën 23 plumba nga toga pushkatimit.

Prokurori Misto Treska i dha plumbin e 24-t në kokë, për të konfirmuar vdekjen e tij me “Colpo di Grazia”.

Prokurori Misto Treska është dekoruar nga Rilindja në vitin 2004 “Qytetar nderi i Korçës”. Në vitin 2006, librarisë së lagjes numër 5 në qendër të Tiranës i vihet emri Misto Treska, me vendim të Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Edi Rama. Në vitin 2010, po Edi Rama, në nder të veprës së Misto Treskës, me vendim bashkiak i vendos emrin një rruge në qendër të Tiranës. Në 2018, ministri Ditmir Bushati e nderon me “Medalje mirënjohjeje”.

Vrasësi kriminel mbahet ende si vlerë i letrave dhe kulturës!!!

Viktima e tij ende pa varr dhe në harresë.

Patër Antoni, i humbur, pa varr. I pavlersuar nga politika shtetërore dhe media apo shkrimtarë trashëgimtarë të Realizmit Socalist që kontrollojnëdhe zotërojnë sot regjimin demo(n)kratik, mbetet përsëri qiri shprese me ato që ka lanë të bardhe mbi të zezë dhe si simbol qëndrese.

Ja nje ese e tij në 30 vjetorin e Pavarsise

“Nuk po lypet me qene i afte mjaft me u duke i tille.

Vallë, pse tash tridhetë e sa vjet të pamvarësisë, me të gjitha përpjekjet për kulturë, erdhëm e u vorfnuem shpirtnisht? Ky problem i madh, për mue, ka nji shkak të vetëm, nji spjegim të thjeshtë: rreziku i ynë pse vumë leskër kulture d.m.th. nuk morëm kulturën vetë, por morëm format e përftimet e kulturës dhe i përshtatëm; shndërruem vlerat objektive me vlerat relative; përparuem për dukë, ndërsa realisht në shpirt borëm shumë, mbetëm mbrapa; u dhamë randësi të parë mjeteve e harruem qëllimin; tue kërkue ta bajm jetë sa ma të lehtë, shvleftësuem jetën vetë. Lavrimi i mendjes, trajtimin e vullndesës, ndiesitë e nalta shpirtnore i qitëm e i lamë në vend të dytë e të tretë. Faktori shpirtnor nuk pati vendin e vet, vendin e parë. Ja, sot në Shqipni nuk të pyetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don të dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në Bankë. Nuk po lypet të jesh i dijshëm, as i aftë, mjaft të dijsh me u mbajtë dhe me u dukë i tillë.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.