29-vjeçarja fsheh për 9 muaj shtatzëninë, lind në dhomën e gjumit dhe e braktis fëmijën poshtë një makine

29 vjecarja fsheh per 9 muaj shtatzenine lind ne dhomen e gjumit dhe e braktis femijen poshte nje makine

29 vjecarja fsheh per 9 muaj shtatzenine lind ne dhomen e gjumit dhe e braktis femijen poshte nje makine

23:03 20/10/2023

Francesco ka një emër dhe një jetë që rrezikoi ta humbiste menjëherë pasi erdhi në këtë botë. Ai lindi mëngjesin e sotëm në Osilo, një fshati i vogël prej 3 mijë banorësh, pak kilometra nga Sassari në Sardenja të Italisë.

Nëna e tij 29-vjeçare, për 9 muaj e fshehu shtatzëninë. Mëngjesi e së enjtes, në orën 05:30, lindi e vetme në dhomën e saj të gjumit, në shtëpinë ku jeton me prindërit. E vetme preu kordonin e kërthizës që e lidhte me të birin, doli në rrugë ndërkohë që ishte ende errësirë dhe e la të porsalindurin, lakuriq, në asfalt nën një makinë të parkuar, pranë banesës.

Më pas u rikthye në shtëpi dhe u shtri në shtrat. Gjyshja e të porsalindurit vuri re që po ndodhte diçka jashtë normales, pa nëpër rrugë dhe dalloi beben e braktisur dhe njoftoi shërbimet e emergjencës. Në vendin e ngjarjes shkoi ambulanca dhe një patrullë e karabinierëve. I vogli kishte shenja hipotermie dhe u dërgua në terapi intensive, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që shkruan ANSA, personeli i spitalit menjëherë u afeksionua pas të voglit, e madje i vendosën edhe emrin Francesco. Sipas tyre, ai peshon 2 kilogramë e 615 gramë dhe gjendja shëndetësore nuk paraqet asnjë shqetësim.

Nëna e të porsalindurit u shoqërua në klinikën gjinekologjike të Sassari-t, ku dhe ndodhet e shtruar. Jashtë derës së dhomës së saj ndodhen karabinierët, të cilët e kanë vënë nën arrest. Prokuroria e Sassari-t e akuzon për tentativë vrasje. Prindërit e 29-vjeçares për hetuesit deklaruan se nuk kishin dijeni për shtatzëninë e vajzës së tyre./tvklan.al




29 vjecarja fsheh per 9 muaj shtatzenine lind ne dhomen e gjumit dhe e braktis femijen poshte nje makine

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts