
18:12 15/08/2021
113 pacientë të një spitali dhe 69 të moshuarish janë evakuuar nga prefektura e Nangos
3 persona përfshirë një djalë nën moshën 10 vjeç dyshohet se kanë humbur jetën pas përmbytjeve që shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm të cilët kanë goditur brigjet jugore të Japonisë të cilat rrezikojnë seriozisht banesën dhe jetët e njerëzve.
Personat mendohet se kanë humbur jetën pas një rrëshqitjeje toke që përfshiu prefekturën qendrore të Naganos. Pjesë të mëdha të Japonisë, kryesisht ishulli kryesor jugor i Kyushu regjistroi nivele rekord të reshjeve, duke shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitje dheu .
Rreth 113 pacientë në një spital lokal dhe 69 persona të një zili të moshuarish janë evakuuar .
“Japonia do të vazhdojë të përballet me kushtet në të cilat një katastrofë në shkallë të gjerë mund të ndodhë në çdo kohë, në çdo vend,” u shpreh Kryeministri Yoshihide Suga gjatë një takimi ministror .
Ai u bëri thirrje komunave lokale dhe organizatave përkatëse që të bashkëpunojnë dhe të veprojnë me shpejtësi në misionet e kërkim-shpëtimit. Autoritetet vendore kanë lëshuar alarmin e katastrofës të nivelit më të lartë e cila paraqet situatën dramatike që ka përfshirë tashmë Japoninë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al