3 policë vdesin në një aksident rrugor mes mjegullës së dendur në veri të Indisë

3 police vdesin ne nje aksident rrugor mes mjegulles se dendur ne veri te indise

Të paktën tre policë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion në veri të Indisë. Aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, konfirmoi një zyrtar i pushtetit vendor.

Aksidenti ndodhi në distriktin Hoshiarpur të shtetit verior të Punjabit.

Autobusi po transportonte rreth 30 policë që i përkisnin policisë së armatosur të Punjabit nga Jalandhar në rrethin Gurdaspur. Mes të ndjerit ishte edhe shoferi i autobusit i cili ishte i punësuar edhe në policinë e shtetit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal.

Mjegulla e dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ka ndërprerë trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror në shumicën e pjesëve të Indisë, e cila aktualisht po përjeton ftohtësi intensive, veçanërisht në zonat veriore, qendrore dhe verilindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts