
14:57 11/10/2021
Për kontributin në ekonominë e punës dhe analizën e marrëdhënieve në pun
David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në shkencat ekonomike 2021 për kontributin në ekonominë e punës dhe analizën e marrëdhënieve në vendin e punës, njofton Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Card u njoh për punën novatore në efektet e tregut të pagave minimale, emigracionit dhe arsimit. Sipas tij rritja e pagës minimale nuk çon domosdoshmërisht në më pak vende pune.
Teksa Angrist dhe Imbens për demonstrimin se sa përfundime të sakta për shkakun dhe efektin mund të nxirren nga eksperimentet natyrore, ose situatat që dalin nga jeta reale.
Studimet e Card mbi pyetjet kryesore për shoqërinë dhe kontributet metodologjike të Angrist dhe Imbens kanë treguar se eksperimentet natyrore janë një burim i pasur i njohurive.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al