3 të plagosur nga sulmet ruse në Odesë

[embedded content][embedded content]

18:55 14/08/2023

Rusët ndalojnë anijen turke me drithëra

Rusia ka ndërmarrë një sulm të ri ajror ndaj qytetit të Odesës. Tre persona u plagosën ndërsa disa ndërtesa morën flakë.

Ushtria ukrainase njoftoi shkatërrimin e 15 dronëve dhe tetë raketave të tipit Kalibr që Rusia lëshoi ​​ndaj portit te Odeses. Një konvikt u dëmtua nga rënia e mbeturinave të raketave.

Ndërkaq  Ukraina i cilësoi veprime “provokative” sulmet që bëri një anije e flotës luftarake ruse e cila qëlloi të shtëna paralajmëruese ndaj një anije mallrash turke në jugperëndim të Detit të Zi.

Anija ruse Vasily Bykov qëlloi mbi anijen turke Sukru Okan me flamur Palau e cila u ndalua me forcë nga Rusia për inspektim dhe vazhdoi më pas rrugën drejt portit Izmail. Ankaraja ka deklaruar se do të kundërpërgjigjet pas incidentit në Detin e Zi.

Rusia ka thënë se do të trajtojë çdo anije që i afrohet porteve, por autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje që për të shmangur provokimet, kapitenët e anijeve që lundrojnë drejt ose nga portet detare ukrainase të kalojnë sa më afër bregdetit të pjesës veriperëndimore të Detit të Zi, përmes ujërave territoriale të Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts