
13:01 04/08/2021
Sinjalistika e vjetëruar, shkak i aksidentit tragjik
Një aksident i rëndë hekurudhor u mori jetën 3 personave dhe plagosi të paktën 40 të tjerë në Çeki. Dy trena u përplasën mëngjesin e kësaj të Mërkure pranë qytezës Domazhlice rreth 14 kilometra larg kufirit me Gjermaninë.
Viktimat janë 2 çekë dhe një gjerman. 10 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Shkaktar i aksidentit tragjik është treni i linjës Munih – Pragë.
Nga hetimet paraprake janë hedhur dyshime se pas kalimit të kufirit gjerman rreth orës 7.40, treni i nisur nga Mynihu theu sinjalin e ndalimit të hekurudhës çeke, duke shkelur sistemin e orareve të trenave vendas.
Mediat gjermane shkruajnë se aksidenti ndodhi në një zonë tepër problematike të hekurudhës çeke, ku edhe herë të tjera janë rrezikuar aksidente të rënda. Shkak i kësaj situate është vjetërsimi i sistemit të sinjalistikës dhe paralajmërimit, çka pranohet edhe nga qeveria çeke që kohët e fundit ka miratuar një plan modernizimi për këtë rrjet.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al