3 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në SHBA

3 te vdekur nga te shtenat me arme ne nje shkolle ne shba
3 te vdekur nga te shtenat me arme ne nje shkolle ne shba

08:48 25/10/2022

Tre persona mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e viktimave është edhe autori i dyshuar. Ndërsa 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

BBC raporton se autori u fut brenda shkollës rreth orës 09:00 me orën lokale dhe hapi zjarr. Dyert e shkollës ishin të mbyllura dhe nuk është e qartë se si ka arritur të hyjë brenda personi i armatosur.

Sipas nxënësve të tjerë, tragjedia mund të kishte përmasa akoma më të mëdha nëse nuk do të ishte bllokuar arma e autorit. Në fund ai u vra nga policia.

Mbetet i paqartë motivi që çoi autorin e dyshuar 19-vjeçar, një ish-student, që të hapte zjarr brenda shkollës me 400 nxënës.

Një student tha për një media lokale në SHBA se sulmuesi kishte shkuar tek një nxënëse e kishte pyetur: “A jeni gati të vdisni”?

Pas të shtënave me armë, të gjithë nxënësit vrapuan për të dalë jashtë shkollës. Në këtë moment aty mbërriti policia që shkëmbeu të shtëna arme me autorin, duke e lënë të vdekur në vend. Për hetimin e kësaj ngjarje është përfshirë edhe FBI. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts