3 ushtarë të vrarë në një sulm gueril në Kolumbi

Të paktën tre ushtarë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një pritë teksa patrullonin pranë komunës Ituango në departamentin Antioquia.

“Një automjet ushtarak  u sulmua nga eksplozivët e vendosur përgjatë rrugës me sa duket nga terroristët e grupit të armatosur të organizuar Struktura 18,” tha Komanda e Divizionit të Shtatë të Ushtrisë në një deklaratë.

Gjashtë ushtarët e plagosur po shërohen në një qendër shëndetësore rajonale.

Sulmi u është atribuar disidentëve të grupit gueril tashmë të shpërbërë Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), tha ushtria.

Grupi gueril FARC u çmobilizua në vitin 2016 dhe aktualisht është një parti politike opozitare. E megjithatë disa anëtarë disidentë nuk i dorëzuan armët dhe vazhduan operacionet.

“Ne do të paraqesim ankesat përkatëse në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për përdorimin e mjeteve dhe metodave të paligjshme të luftës, të cilat shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare,” thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *