3 viktima nga bombardimi në maternitet

15:28 10/03/2022

Kievi akuzon Moskën për krime lufte

Konfirmohen 3 viktima dhe 15 të plagosur nga sulmi rus i të Mërkurës ndaj një materniteti në Mariupol. Mes të vrarëve është edhe një vajzë 6-vjeçare, ndërsa të plagosura janë edhe gra shtatzëna në prag të lindjes.

Autoritetet ukrainase akuzuan MoskĂ«n pĂ«r “krim lufte” dhe “mizori”. DĂ«shmitarĂ«t thanĂ« se avionĂ«t rusĂ« hodhĂ«n bomba me ngarkesa tĂ« larta eksplozivi, duke dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« ndĂ«rtesat.

Shumica e personave ndodheshin në vendstrehime dhe kjo duket se ka shmangur shumë viktima. Duke folur për mediat britanike, presidenti Volodimir Zelenski kërkoi vendosjen e menjëhershme të zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, për të shmangur miliona viktima të tjera.

“E dimĂ« shumĂ« mirĂ« se tani Ă«shtĂ« shumĂ« keq. Por nĂ« tĂ« ardhmen do tĂ« bĂ«het shumĂ« mĂ« keq. MĂ« besoni, po u zgjat kjo situatĂ«, do ta shihni se do ta vendosin ndalim fluturimin, por ne do tĂ« kemi humbur miliona njerĂ«z”.

Sakaq, ushtria ruse ndodhet vetëm pak milje larg qendrës së Kievit, siç duket edhe nga pamjet e filmuara me dronë. Mendohet se nisja e sulmit rus për kryeqytetin është çështje orësh, por ushtria ukrainase i ka shkaktuar dëme të shumta autokolonës. Bombardime të ashpra vazhdojnë edhe në Harkiv.

OKB numëron gati 500 civilë të vrarë që prej 24 Shkurtit, në Ukrainë. Ndërsa pala ukrainase flet për 12 mijë ushtarë rusë të vrarë, një shifër që Moska thotë se është 10 herë më e ulët. Mbeten të hapura korridoret humanitare në qytetet e mëdha të vendit, ndonëse armëpushimi i vendosur për herë të pestë të Mërkurën u thye disa herë. Mbi 2.3 milionë ukrainas janë larguar në këto 15 ditë luftime.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *