“30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë”- Basha zbardh ‘prapaskenat’: Në mbledhjen e Qeverisë heshtën të gjithë. Do dorëzojmë në SPAK kallëzim penal për…








Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot në daljen e tij përpara mediave një shifër e cila sipas tij është diskutuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, ku u shpall emergjenca e furnizimit me energji elektrike në vend. Kjo shifër ka të bëjë me karburantet dhe kryetari i PD tha se “sipas burimeve të besueshme rezulton se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë”.

“Siç është bërë e qartë edhe sot në mbledhjen nga e cila doli Edi Rama sipas burimeve të besueshme rezulton se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë. 30% hyn kontrabandë dhe këtu humb shteti, në fakt humbin qytetarët se shteti ato para duhet tua kthejë qytetarëve.

Dhe ky ka qenë një moment qetësie apo heshtje e madhe nga pjesëmarrësit në atë mbledhje se të gjithë e dinë që është fakt, pyetja është pse ndodh kjo?”, u shreh Basha.

Lideri i PD paralajmëroi se po përgatitet një kallëzim penal për këtë çështje dhe ironizoi me SPAK kur tha se “shpreson” që dosja që do dorëzojë PD të mos përfundojë “te salloni i korrupsionit as te frigoriferi i vonesave”.

“Qindra miilionë euro që nuk përfundojnë në para në buxhetin e shtetit e nuk përkhthehen në ndihmë por zhduken, ku shkojnë këto para? Cdo shqipptar e di ku shkojnë këto para. Po ju njoftoj se prej dje PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do e depozitojë në SPAK me shpresën urimin dhe lutjen që mos të përfundojë as te dhoma e pluhurave as te salloni i korrupsionit as te frigoriferi i vonesave”.

***

“Mos lejoni të luajë me taksat tuaja”/ Basha për krizën energjitike: Rama do e përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat që ka hapur në buxhet!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas konferencave të kryeministrit Rama mbi krizën energjitike që pritet të prekë vendin tonë.

Në një prononcim për mediat, Basha i bën thirrje qytetarëve që të mos lejojnë këtë qeveri që t’i gënjejë dhe të luajë me taksat e tyre.

Sipas kreut të PD-së, Rama do e përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat që ka hapur përmes tenderave korruptivë.

“Para interesit tuaj, punësojnë me lekët që ju marrin ju, patronazhistë dhe militantë në institucionet shtetërore, që shantazhojnë dhe përgjojnë qytetarët. Këto janë miliona euro që dalin nga xhepat tuaja. Përmes taksave që paguani kur bleni një bukë. Përpara interesit të njerëzve, Rama ka zgjedhur luftën personale për pushtet. Ka vendosur makutërinë dhe babëzinë e tij dhe njerëzve të tij. I ka vendosur sërish në pozicione të larta, disa të tjerë i ka ulur përkohësisht. Vetëm ryshfeti ndaj këtij shteti, sipas të dhënave zyrtare i kushtojnë 500 mln euro në vit. Raporti ndërkombëtar na rendit në botë të dytin pas Zambias afrikane. Pas kësaj vjen Shqipëria e Edi Ramës për ryshfetin. Pa pretenduar se ryshfeti lindi me këtë qeveri, niveli i korrupsionit është 3 fish më i lartë se sa në 2013.

Këto janë plagë për qytetarët që rropaten për të nxjerrë bukën e gojës, për të rintjë dhe të rejat që nuk gjejnë dot punë. Jam i bindur se çdokush që ka dëgjuar shfaqen e sotme, çdokush që posedon zgjuarsi nuk mund të gënjehet. Kjo nuk është krizë energjitike, kjo është kriza e keqmenaxhimit, korrupsionit të kësaj qeveria. Detyra e çdo qytetari, është të mos e lejoni të gënjejë e të luajë me taksat tuaja, me bukën e fëmijëve tuaj. Rama do e përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat që ka hapur tenderat korruptivë” – tha Basha.

Më tej kryedemokrati thotë se vendimet e gabuara të qeverisë së Ramës, kanë çuar borxhin publik në 80% të prodhimit të brendshëm bruto(GDP) të Shqipërisë.

“Ai që ka sjellë këtu me vendimet e tij të gabuara dhe kriminale që e ka çuar borxhin publik në 80% të GDP-së, pa përfshirë PPP-të që e çojnë 100%, ai kërkon të merremi me batuta. Me gërr-vërre, me gjithçka të mundshme vetëm për të hequr vëmendjen ndaj faktit se falë tij, në këto 8 vite buka është më e shtrenjtë, energjia elektrike është më e shtrenjtë. Qeveria e Edi Ramës refuzon planin tonë racional. Ai ka planin e tij për të vjedhur dhe për të varfëruar më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne jemi në parlament për këtë arsye. Jemi në Parlament për këtë betejë” – tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *